Gradat e fesë- Shejh Bin Baz
Kategoria:Kuran
Pyetje:
Shejh i nderuar, ky pyetësi nga qyteti i Rijadit thotë: Shejh i nderuar cilat janë gradat e fesë dhe të na përmendni çdo shtyllë të çdo grade, Allahu jua shpërbleftë me të mira.
Përgjigje:
Gradat janë tre: Islami, imani, ihsani, ashtu siç i ka sqaruar profeti sal-lallahu alejhi ue selem
Grada e parë është: Islami, gradë e përgjithshme dhe shtyllat e saj janë pesë: dëahmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguaei i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit, bërja haxh, dhe çdo vepër të cilën e ka ligjësuar Allahu brënda Islamit
Grada e dytë është: Imani dhe shtyllat e saj janë gjashtë: të besosh në Allah, të besosh Melekët e Tij, të besosh në librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në ditën e gjykimit si dhe të besosh në kader qoftë ajo e mirë apo e keqe
Ndërsa grada e tretë është Ihsani: dhe ajo ka një shtyllë të vetme, dhe kuptimi i saj është : ta adhurosh Allahun sikur e sheh, por edhe pse nuk e sheh Ai të shikon, si dhe të gjithë veprat e mira të cilat janë brënda Islamit gjithashtu dhe Imani, dhe nëqoftëse besimtari mbledh midis veprave të shfaqura dhe atyre të fshehta atëherë bëhet musliman besimtar dhe nëqoftëse e adhuron Allahun sikur e sheh por edhe pse ai nuk e sheh, Ai e sheh atë, dhe kështu bëhet musliman besimtar muhsin, e lusim Allahun që ti japi sukses të gjithëve.
Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/18974/%D9%85%D8%B1%D8%A7%D8%AA%D8%A8-%D8%A7%D9%84%D8%AF%D9%8A%D9%86-%D9%88%D8%A7%D8%B1%D9%83%D8%A7%D9%86-%D9%83%D9%84-%D9%85%D8%B1%D8%AA%D8%A8%D8%A9
Përktheu: O.Beja