X

Sëmundjet e zemrës

🔖Ka thënë Shejh Uthejmini Allahu e mëshiroftë, në komentimin e ajetit të mëposhtëm:


فِی قُلُوبِهِم مَّرَضࣱ فَزَادَهُمُ ٱللَّهُ مَرَضࣰاۖ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِیمُۢ بِمَا كَانُوا۟ یَكۡذِبُونَ


"Në zemrat e tyre ka sëmundje(dyshimi dhe hipokrizie), e Allahu ua ka shtuar më shumë sëmundjen.Ata do të kenë dënim të dhembshëm për çka ata gënjenin"

[Surja: El-Bekare/10]


💎-Prej dobive të ajetit fisnik: 

Nëse njeriu nuk kujdeset për kurimin e sëmundjes së zemrës së tij, atëherë ai dënohet me shtimin e sëmundjes,(argument është) fjala e tij (Allahut):


فِی قُلُوبِهِم مَّرَضࣱ فَزَادَهُمُ ٱللَّهُ مَرَضࣰاۖ 

"Në zemrat e tyre ka sëmundje(dyshimi dhe hipokrizie), e Allahu ua ka shtuar më shumë sëmundjen"

[Surja: El-Bekareh/10]


Nuk ka dyshim se ky dënim është më i madh se dënimi i vdekjes së fëmijëve, së familjes, se i humbjes së pasurisë dhe shumë prej njerëzve janë neglizhentë ndaj kësaj gjëje.


Shumica prej tyre mendojnë se dënimi është vetëm në gjërat e dukshme si përshembull: në trup, në pasuri, tek fëmijët, ndërsa realiteti është se dënimi në sëmundjen e zemrave dhe dëmi që shkakton është më i ashpër dhe më i madh sesa dënimi në të tilla gjëra.


Dhe aq më tepër shumë prej njerëzve mund ta kenë zemrën e tyre të vdekur. Sprovohet me frikësim, me uri dhe me të tjera sprova materiale të përceptueshme, porse ai nuk largohet nga gjynahet, e as nuk frenohet nga gjëndja në të cilën ai është në shturje dhe gjynahe.


📝Përktheu : O.Beja


أحكام من القرآن الكريم ٨٧/١ 📙

Postime të ngjashme

Rrizku është i paracaktuar

Përkthimi i Kuranit - Shejh Albani

Gradat e fesë- Shejh Bin Baz