Përkthimi i Kuranit - Shejh Albani
Kategoria:Kuran
Shejh Albani: po
Pyetësi: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu
Shejh Albani: Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu ue megfiratuhu.
Pyetësi: Si je o shejhu ynë?
Shejhu: elhamdulil-lah mirë.
Pyetësi: Allahu të begatoftë o shejh!
Shejhu: Si je?
Pyetësi: Falenderoj Allahun e Lartësuar me lavdërimin e tij, jemi mirë inshallah.
Pyetësi: Cili është gjykimi i përkthimit të Kuranit fisnik në gjuhë tjetër nga ajo e arabishtes
Shejhu: Përkthimi Allahu të begatoftë ndahet në dy pjesë...
Përkthim Gërmë për gërmë dhe përkthim i kuptimit të saj.
Pyetësi : Po.
Shejhu: Përkthimi gërmë për gërmë apo fjalë për fjalë, kjo është e pamundur.
Pyetësi: Po.
Shejhu: Sepse nuk gjendet në gjuhët e tjera sinonime të disa fjalëve arabe, në mënyrë të veçantë gjuha arabe shquhet nga gjuhët e tjera sepse ajo ka disa fjalë që përmbajnë dy kuptime të kundërta.
Përshembull siç është fjala القرء
وَٱلْمُطَلَّقَـٰتُ يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ ثَلَـٰثَةَ قُرُوٓءٍۢ ۚ
[Surja El-Bakareh 228]
Fjala القرء në kuptimin gjuhësor ka kuptimin "menstruacione" dhe ka kuptim "pastërtinë".
Gjithashtu dijetarët kanë rënë në kundërshtim përsa i përket fjalës القرء në ajet, prej tyre ka që kanë thënë se është për kuptim pastërtia dhe prej tyre ka që kanë thënë "menstruacione" dhe nëqoftëse duhet të përkthehet ky ajet fjalë për fjalë është e pamundur.
Kështu që përkthyesi tek fjala "tre kuru" patjetër duhet të sjelli në gjuhën e tij fjalën pastërti dhe menstruacion.
Patjetër që duhet të sjelli çfarë?
Dy kuptimet!
E kështu kjo nuk është përkthim i Kuranit, porse është përkthim i kuptimeve të Kuranit.
Dhe kështu nëqoftëse e kuptoi ndryshimin midis dy përkthimeve, themi se përkthimi i kuptimeve të Kuranit është e domosdoshme, për të përcjellë kuptimet e Kuranit tek popujt joarabë, ndërsa përkthimi fjalë për fjalë është e pamundur.
Pyetësi: Po, Allahu të begatoftë o shejh!
Shejhu: Edhe ty gjithashtu!
📝Përktheu: O.Beja
Burimi: https://youtu.be/KAo02Hx_6Ww