Gjykimi i faljes më shumë se 11 rekate në namazin e teravive
Kategoria:Fikh
Ka thënë Fekihu i Medines Sulejman Er-Ruhejli:
Ndarja mes nesh dhe bidatçinjve, është se ne themi: kuptimi i Kuranit dhe Sunnetit është obligim të jetë sipas kuptimit të selefëve dhe nuk gjejmë asnjë prej selefëve të ketë qortuar shtesën e më shumë se 11 rekateve(në namazin e teravive) ose të ketë thënë : shtesa(e më shumë se 11 rekate) është bidat!
Porse ajo që është transmetuar prej tyre me fjalë dhe me vepra është gjërësia e mendimeve në numrin e rekateve të teravive.
Ndërsa qortimi i shtesës mbi 11 rekate dhe fjala se: "shtesa mbi 11 rekate është bidat",
nuk është prej kuptimit të selefëve që kanë për sunnetin, sepse nuk është transmetuar prej tyre.
Porse e (kundërta) është sepse kuptimi i selefëve për sunnetin është gjërësia e mendimeve në këtë çështje, pra nuk dimë askënd prej selefëve(të ketë thënë këtë) dhe as prej dijetarëve të ketë thënë para Sana-anit [1] se: "shtesa mbi 11 rekate është bidat"!
Më shumë se 1200 vjet dhe asnjë nga Umeti ska thënë se: "ajo është bidat", dhe San-ani ka thënë këtë fjalë dhe ajo nuk i aprovohet, madje refuzohet si fjalë dhe nuk merret për bazë, sepse ai pa se mbledhja e njerëzve në namazin e teravive nëpër xhamia është bidat të cilin e shpiku Umeri(radijAllahu anhu) dhe prej bidatit asgjë nuk lavdërohet dhe u përputh(mendimi i tij) me atë që thanë Khaurixhët dhe Rafidat.
Përktheu: O. Beja
[1]: Ai është dijetari Muhammed bin Ismail Es Sana-anij, ka jetuar gjatë viteve 1099-1182 sipas Hixhrit.
Burimi: تكملة مسائل صلاة التراويح 17-07-1438هـ
