X

Duaja e hapjes

Kolosi i Medines: AbdulMuhsin El-Abbad


Pyetje:

A është e ligjësuar duaja e hapjes (së namazit) [1] mbas çdo dhënie të selamit në namazin e teravive? [2]


Përgjigje: 

Jo, porse është në namazin e parë, në fillim të namazit të natës (teravive).

E thua duanë e hapjes, në fillim të namazit të natës, ndërsa në rekatet e tjera dhe mbas dhënies të selamit (në fillim të namazit të ri) nuk ka në to dua të hapjes (nuk thuhet), duaja e hapjes është në fillim, në fillim të namazit të natës e cila është namazi i teravive në Ramazan.


Përktheu: O.Beja


Burimi: https://t.me/Fw_bdr/2421


[1]: një nga lutjet (duatë) e hapjes së namazit është kjo:

"Subhaneke Allahum-me ue bihamdike ue tebareke-smuke,ue Teala Xhed-duke,ue la Ilahe gajruke"


[2]: dmth a lexohet duaja e hapjes sa herë që fillon namazin e ri mbasi janë falur dy rekatet e para në namazin e teravive



Postime të ngjashme

Gjykimi i namazit kur zbulohet fundi i shpinës

Dalja e gjakut nga hunda gjatë faljes

Gjykimi i faljes më shumë se 11 rekate në namazin e teravive