Gjykimi i namazit kur zbulohet fundi i shpinës
Kategoria:Fikh
Ka thënë shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin në librin "Sherhul Mumtia":
Si përmbledhje të kësaj teme themi:
1-Nëse e zbulon me qëllim namazi është jo i saktë, qoftë ajo pak apo shumë, zgjati shumë apo pak koha që u zbulua.
2-Nëse ndodh pa qëllim dhe(pjesa e zbuluar) është pak atëherë namazi nuk prishet.
3-Nëse ndodh pa qëllim,por është shumë dhe(koha që zbulohet) nuk zgjat shumë, nga fjala e qartë e autorit [1] kuptohet se namazi është i pavlefshëm porse e sakta është se namazi nuk prishet.
4-Nëse zbulohet pa qëllim dhe është shumë, si dhe zgjat koha e zbulimit si përshembull mos ta marri vesh vetëm se ne fund të namazit ose pasi të ketë dhënë selam,atëherë namazi i tij nuk është i saktë sepse ajo(pjesa e zbuluar) është shumë dhe në kohë të gjatë.
Për shembull: dikush falet me siruale [2] apo me izaar [3] dhe pas namazit gjen një vrimë të madhe që i shfaq vendin e organit gjenital porse e merr vesh pasi ka dhënë selam, themi se namazi i tij është i pasaktë dhe duhet ta përsërisi sepse mbulimi i auretit është kusht prej kushteve të namazit dhe në shumicën e rasteve kur ndodh në situata të ngjashme me këtë (ndodh sepse) janë të shkujdesur.
Ndërsa nëse çahet rroba gjatë namazit dhe kjo gjë ndodh shpesh,aq më tepër në rrobat e ngushta dhe pastaj e kap shpejt me dorë atëherë namazi është i saktë,sepse edhe nëse ajo është e madhe por koha(që u zbulua) është e shkurtër dhe nuk e bëri me qëllim.
Përktheu: O.Beja
Burimi: شرح الممتع على زاد المستقنع:ص/١٧٢
[1]: Shejhu po shpjegon nga libri i dijetarit të madh "Ebi En-Nexha Musa El-Haxhauij"
[2], [3]: lloj rrobash që i veshin burrat në disa vende të botës
