X

A prishet namazi nëse ngre njërën nga gjymtyrët

🏵Shejh Muhammed bin Salih El-Uthejmin


Pyetje: 

Shejh i nderuar, ai njeri që ngre njërën prej gjymtyrëve me të cilën bëhet sexhdeja, a i prishet namazi ndërkohë që ai është në sexhde?


Përgjigje: 

Ajo që është e qartë është se nëqoftëse ai e ngre në të gjithë sexhden, pra ndërkohë që ai është në sexhde dhe ai vazhdon ta mbajë të ngrejtur njërën prej gjymtyrëve atëherë sexhdeja e tij është batil (nuk vlen) dhe nëse sexhdeja nuk vlen atëherë nuk vlen as namazi. Ndërsa nëse e ngren për një kohë të shkurtër përshembull ta kruajë këmbën me këmbën tjetër pastaj ta kthejë prapë në vend, shpresoj që të mos ketë problem.


Përktheu: O.Beja


 سلسلة لقاءات الباب المفتوح_لقاء الباب المفتوح 221 📚

Postime të ngjashme

Pirja e kafes

Gjykimi i namazit kur zbulohet fundi i shpinës

Dalja e gjakut nga hunda gjatë faljes