X

Pirja e kafes

🔖Shejh Muhammed bin Salih El-Uthejmin


Pyetje:


A është e saktë se pirja e tepërt e kafes është e urryer?


Përgjigja:


-Kafeja është prej pijeve te lejuara,porse nëse thuhet: pirja e shumtë e saj të dëmton atëherë bëhet haram.Pastaj njerëzit ndryshojnë nga njëri tjetri.

Këtij burri të cilit i është thënë: mos e pi kafen sepse ajo të dëmton ty, atëherë themi: pirja e saj është haram për ty !

Kurse dikush tjetër që është mësuar me pirjen e saj dhe nuk ndikon tek ai, atëherë themi: pi sa të duash.Nuk ka asnjë që të dyshojë se hurmat(arabe) janë hallall,porse nëse i thuhet(nga doktorrat) dikujt që është i sëmurë me sëmundjen e sheqerit: mos ha hurma sepse ajo ndikon tek ty dhe të bën dëm.. 

I themi: hurma është haram për ty megjithëse ajo është hallall(në origjinë).Pra gjërat hallall prej pijeve,ushqimeve dhe rrobave nëse në to ka dëm për njeriun atëherë ajo është haram për të.Ashtu sikurse ajo që është haram nëse ajo e plotëson nevojën  atëherë bëhet hallall.

(përshembull) Ai që është në uri të madhe dhe frikësohet për veten e tij se mund të vdesë,i lejohet atij të hajë kafshët e ngordhura,i lejohet atij mishi i derrit dhe i lejohet atij ajo që është therur për dikënd tjetër veç Allahut.Ai njeri që është i detyruar për të veshur mëndafshin dhe nënkuptoj me këtë burrat,i lejohet të veshi mëndafsh nëse është alergjik shumë i ndjeshëm dhe i kanë thënë atij doktorrat: 

ajo që ta largon atë është veshja  mëndafshit,atëherë themi: megjithëse veshja e mëndafshit është haram(për burrat),lejohet në rast nevoje veshja e saj.E rëndësishme është se diçka mund të jetë haram për dikë dhe hallall për dikë tjetër,sipas asaj që e kërkon nevoja.Ama harami në përgjithësi është haram për çdokënd,porse megjithëse diçka është haram për çdokënd nëse e kërkon atë nevoja e njeriut dhe largohet dëmi nga përdorimi i saj atëherë bëhet hallall për të.


🖋Përktheu: O.beja


 ðŸ“€Ø³Ù„سلة فتاوى نور على الدرب_الشريط رقم ٣٣٣

Postime të ngjashme

A prishet namazi nëse ngre njërën nga gjymtyrët

Gjykimi i namazit kur zbulohet fundi i shpinës

Dalja e gjakut nga hunda gjatë faljes