Ky agjërim ka një privilegj shumë të madh
Kategoria:Ramazan
💎Ka thënë Shejhu i nderuar Sulejman Er-Ruhejli Allahu e ruajtë:
Ky agjërim ka një privilegj shumë të madh siç ka thënë Profeti jonë sal-lAllahu alejhi ue selem:
" كُلُّ عَمَلِ ابْنِ آدَمَ يُضَاعَفُ ، الْحَسَنَةُ عَشْرُ أَمْثَالِهَا إِلَى سَبْعِ مِائَةِ ضِعْفٍ ، يقول الله : إِلا الصَّوْمَ ، فَإِنَّهُ لِي وَأَنَا أَجْزِي بِهِ ، يَدَعُ طَعَامَهُ وَشَهْوَتَهُ مِنْ أَجْلِي
"Çdo vepër që bën biri i Ademit (njeriu) i shumfishohet shpërblimi i saj: një e mirë me dhjetë shpërblime deri në shtatëqindfish,thotë Allahu : Përveç agjërimit, sepse ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të. Ai le ushqimin dhe dëshirat e tij për hir timin".
dhe siç ka thënë në një hadith tjetër :
يَدَعُ طَعَامَهُ و شَرَابَهُ وَشَهْوَتَهُ مِنْ أَجْلِي
"E le ushqimin e tij,pijen e tij,dëshirat e tij për hir timin".
Këtë agjërim të cilin e veçoi Allahu Aze ue xhel me shpërblimin e tij (të veçantë), nuk e di askush shpërblimin e tij e as madhësinë e shpërblimit të tij vetëm se Allahu Subhanehu ue Teala, ia shumëfishon shpërblimin robit të tij me shpërblime të dyfishta e të shumëfishta.
Agjërimi është xhevahir i shtrenjtë dhe thesar i çmuar, obligohet mbi muslimanin ta ruajë prej çdo gjëje të cilat e prishin atë apo e largon shpërblimin e saj, pra e ruan atë prej atyre gjërave të cilat e prishin(agjërimin), e ruan atë prej gjynaheve, thotë Profeti sal-lAllahu alejhi ue selem :
"من لم يدع قول الزور و العمل به فليس لله حاجة في أن يدع طعامه و شرابه"
"Kush nuk i le fjalët e kota dhe të punuarit sipas tyre, dijeni se Allahu nuk ka nevojë për të, të lëjë ushqimin dhe pijen e tij"
I mblodhi(bashkë) Profeti salAllahu alejhi ue selam në këtë hadith paralajmërimin prej gjynaheve të cilat bëhen me fjalë dhe prej gjynaheve të cilat bëhen me vepra.Duhet mbi besimtarin ta ruajë agjërimin e tij prej këtyre gjërave të ndyra: prej gjynaheve me gjuhë: si gënjeshtra,përgojimi,nemimeh⽠¹⾠dhe prej gjynaheve të tjera të cilat bëhen me gjuhë dhe prej gjynaheve të cilat bëhen nga gjymtyrët si gjynahet e të shikuarit, gjynahet nga të dëgjuarit(haram), gjynahet e duarve,gjynahet e këmbëve dhe të tjera prej gjynaheve, pra obligimi mbi ne o rob të Allahut është ti japim agjërimit pozitën e tij.
📝Përktheu: O.Beja
🎙خطبة ألقاها الشيخ أ.د. سليمان بن سليم الله الرحيلي في هولندا 1438-8-22
youtu.be/LEnxEz1T3bo
❁•┈┈┈┈┈••✦•• ┈┈┈┈┈•❁
⁽ ¹⁾: Nemimeh është bartja e fjalëve në mesin e njerëzve për t’i përçarë dhe futur në sherr ata. E ajo ndodh kur shkon personi tek dikush e i thotë: “Filani ka thënë për ty kështu…”, pastaj shkon tek tjetri e i thotë: “Filani tha për ty kështu derisa ti fusi në sherr dhe ti përçajë ata të dy.