X

Si vepron agjëruesi nëse kryen masturbim

Kolosi Muhammed bin Salih El-Uthejmin


Pyetje:

Nëse agjëruesi bëhet xhunub gjatë ditës në muajin e Ramazanit ndërkohë që ai është zgjuar dhe kjo për shkak të të menduarit apo të shikimit (mbi diçka që ja ngacmon epshin), çfarë obligohet mbi të? 

A duhet ta vazhdojë agjërimin e kësaj dite? 

Dhe a obligohet mbi të shpagim apo duhet ta kompensojë pas Ramazanit?


Përgjigje:

Kjo është pyetje e çuditshme,sepse kuptohet prej saj se ai u bë xhunub ndërkohë që ishte zgjuar, kurse xhunublliku ndodh në gjumë,porse patjetër duhet ti japim përgjigje dhe themi: xhunublliku në gjumë nuk i prish punë agjëruesit kurrë⁽¹⁾, sepse atij i është ngritur lapsi⁽²⁾.

Ndërsa dalja e (spermës apo e lëngut të grave) ndërkohë që është zgjuar, nëse ndodh për shkak të të menduarit nuk e prish agjërimin dhe nuk obligohet ta kompensojë dhe nëse kjo ndodh për shkak të ngacmimit me kuptimin që njeriu ta ngacmojë organin e tij gjenital⁽³⁾ derisa ti dali lëngu atëherë ka vepruar keq dhe duhet ta kompensojë këtë ditë.


Përktheu: O.Beja


Burimi: الكتاب فتاوى نور على الدرب للعثيمين ٢/١١


(1) - (d.m.th) nuk ja prish agjërimin

(2) - pra nuk merret në llogari për aq kohë sa është në gjumë

(3) - si në rastin e burrave apo të grave


Postime të ngjashme

Ditët e Ramazanit ikin shpejt

Shkujdesja gjatë Ramazanit

Nderoje veten në këtë muaj