X

Ditët e Ramazanit ikin shpejt



Ka thënë Shejhu i nderuar Sulejman Er-Ruhejli Allahu e ruajtë:


Me të vërtetë ne o robër të Allahut vitin e kaluar në ditë të ngjashme si këto përgatiteshim për të pritur muajin e Ramazanit dhe ja ku jemi në këto ditë duke u përgatitur për të pritur muajin(e Ramazanit) që do na vijë, çdo kush i thonte vëllait të tij : sa shpejt ikën ditët, Uallahi (të duket) sikur ne ishim dje mbrëma duke u përgatitur për muajin e Ramazanit të kaluar dhe ja ku jemi sot duke u përgatitur për të pritur Ramazanin e ardhshëm.


Të vërtetën ka thënë pasha Allahun, ato ditë kaluan shpejt dhe ajo është një vit i plotë nga jeta jonë, iku dhe shkoi me çka ka në të dhe nuk ngeli prej saj vetëm se ajo çka kemi përgatitur për vetet tona.

Ato janë pasha Allahun ditë të cilat ikin e nuk kthehen më dhe jeta o robër të Allahut është e kufizuar dhe se exheli(afati i vdekjes) patjetër që do të vijë dhe se vdekja (patjetër se do ti ndodhë çdokujt) në këtë dynja,

[Ka thënë Allahu i Madhëruar]:


كُلُّ نَفْسٍۢ ذَآئِقَةُ ٱلْمَوْتِ ۗ


 "Gjithsecili do ta shijojë vdekjen"


[Surja Al-Imran, 185]



Përktheu: O.Beja


Burimi: youtu.be/LEnxEz1T3bo

Postime të ngjashme

Si vepron agjëruesi nëse kryen masturbim

Shkujdesja gjatë Ramazanit

Nderoje veten në këtë muaj