X

Pirja e kafes

Shejh Muhammed bin Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë)


Pyetje:


A është e saktë se pirja e tepërt e kafesë është e urryer?


Përgjigje:


-Kafeja është prej pijeve te lejuara, porse nëse thuhet: pirja e shumtë e saj të dëmton,

atëherë bëhet haram. Pastaj njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri.

Këtij burri të cilit i është thënë: "mos e pi kafen sepse ajo të dëmton ty", atëherë themi: 

"pirja e saj është haram për ty!"

Kurse dikush tjetër që është mësuar me pirjen e saj dhe nuk ndikon tek ai, atëherë themi: "pi sa të duash".

Nuk ka asnjë që të dyshojë se hurmat(arabe) janë hallall, porse nëse i thuhet (nga doktorët) 

dikujt që është i sëmurë me sëmundjen e sheqerit: "mos ha hurma sepse ajo ndikon tek ty dhe të bën dëm", 

I themi: "hurma është haram për ty", megjithëse ajo është hallall (në origjinë).

Pra gjërat hallall prej pijeve, ushqimeve dhe rrobave nëse në to ka dëm për njeriun,

atëherë ajo është haram për të. Ashtu sikurse ajo që është haram nëse ajo e plotëson nevojën, 

atëherë bëhet hallall.

(Për shembull) Ai që është në uri të madhe dhe frikësohet për veten e tij se mund të vdesë,

i lejohet atij të hajë kafshët e ngordhura, i lejohet atij mishi i derrit dhe i lejohet atij 

ajo që është therur për dikënd tjetër veç Allahut. Ai njeri që është i detyruar 

për të veshur mëndafshin dhe nënkuptoj me këtë burrat, i lejohet të veshi mëndafsh 

nëse është alergjik shumë i ndjeshëm dhe i kanë thënë atij doktorët: 

"ajo që t'a largon atë është veshja mëndafshit", atëherë themi: 

"megjithëse veshja e mëndafshit është haram(për burrat), lejohet në rast nevoje veshja e saj."

E rëndësishme është se diçka mund të jetë haram për dikë dhe hallall për dikë tjetër,

sipas asaj që e kërkon nevoja. Ama harami në përgjithësi është haram për çdokënd,

porse megjithëse diçka është haram për çdokënd nëse e kërkon atë nevoja e njeriut dhe 

largohet dëmi nga përdorimi i saj atëherë bëhet hallall për të.


Burimi: سلسلة فتاوى نور على الدرب_الشريط رقم ٣٣٣

Përktheu: O. Beja

Postime të ngjashme

Gjykimi i namazit kur zbulohet fundi i shpinës

Dalja e gjakut nga hunda gjatë faljes

Duaja e hapjes