A prishet namazi nëse ngre njërën nga gjymtyrët?
Kategoria:Fikh
Shejh Muhammed bin Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë)
Pyetje:
"Shejh i nderuar,
ai njeri që ngre njërën prej gjymtyrëve me të cilën bëhet sexhdeja,
a i prishet namazi ndërkohë që ai është në sexhde?"
Përgjigje:
"Ajo që është e qartë është se nëqoftëse ai e ngre në të gjithë sexhden,
pra ndërkohë që ai është në sexhde dhe ai vazhdon ta mbajë të ngritur
njërën prej gjymtyrëve atëherë sexhdeja e tij është batil (nuk vlen),
dhe nëse sexhdeja nuk vlen, atëherë nuk vlen as namazi.
Ndërsa nëse e ngre për një kohë të shkurtër, për shembull ta kruajë këmbën
me këmbën tjetër pastaj ta kthejë prapë në vend, shpresoj që të mos ketë problem."
Burimi: (221) سلسلة لقاءات الباب المفتوح_لقاء الباب المفتوح
Përktheu: O. Beja
