X

SHEJH ZEJD EL-MEDKHALIJ


Pyetja 27: 

Pse i quajnë selefitë kundërshtarët e menhexhit me nofka të ndryshme: si psh. Sururijeh, Kutbijeh, e të tjera, a nuk është kjo prej fyerjes me nofka, dhe prej përçarjes së fjalës së muslimanëve?


Përgjigja: Është vërtetuar tek Ehli Suneti në këtë kohë se Sururijet janë pasuesa të Muhamed Surur i cili jeton tani në Britani, dhe menhexhi i tij është menhexh tekfirsi, dhe i thuhet atij që ndjek rrugën e tij: sururij, dhe grupit ndjekës të tij: sururijeh, siç i thuhet pasuesve të El-Xhehmit: xhehmijeh e kështu me rradhë, dhe pasuesve të Ibn Kulab: el-kulabijeh dhe pasuesve të Ibn Keram: el-keramijeh, e kështu ju thuhet dhe kutbive, pasuesve të Sejid Kutb në menhexhin e tij, menhexhi i tij është menhexh tekfirsi i rrezikshëm për Ummetin, dhe në veçanti për rininë, dhe kjo nuk futet tek fyerja me nofka, as në këtë kohë dhe as në kohët e mëparshme, porse ato janë cilësi që i vihen atyre që përshkruhen me ta në realitet.


📚 الأجوبة الأثرية عن مسائل المنهجية؛ ص ٨٦


Përktheu: O.Beja


Postime të ngjashme

Si të sillemi me gënjeshtarin

Refuzim ndaj parimit të fshehtë të fabrikantave hadadinj

Refuzim për Hadadijtë që përpiqen të pengojnë Davetin Selefij në Shqipëri || Shejh Muhamed bin Hadi El-Medkhali