X

Refuzim për Hadadijtë që përpiqen të pengojnë Davetin Selefij në Shqipëri || Shejh Muhamed bin Hadi El-Medkhali

Refuzim për Hadadijtë që përpiqen të pengojnë Davetin Selefij në Shqipëri

   


Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit Mëshirplotit


Pyetje: 


Allahu ju dhashtë të mira o Shejkhu ynë i nderuar. Disa njerëz tek neve në Shqipëri bëjnë Bidatçi çdo person që bëhet Imam Xhamie dhe argumenti i tyre është se përgjegjësi për administrimin e xhamiave është komuniteti musliman i shqipërisë që e drejtojnë pasuesit e bidateve të cilëve iu është dorëzuar kjo detyrë prej Shtetit dhe Imami mund të detyrohet ndonjëherë që të ketë kontakt me ata dhe se Imami merr pagesë mujore prej KMSH. A është e saktë kritika e këtyre njerëzve që bëjnë bidatçi çdokënd që bëhet imam xhamie??


Diskutimi në vazhdim me Shejkhun fisnik Muhammed bin Hadi el-Medkhalij hafidhahUllah:


O Shejkh kam ardhur për atë pyetjen që të kam bërë në lidhje me imamllëkun në xhami. 


Shejkhu tha: Po po.

Po a nuk ta dhash përgjigjen?


Po o Shejkh më the: Lërini ata!! 


Shejkhu tha:

Lërini ata, lërini ata. Ata duan t'ju krijojnë juve probleme në davet. Lërini ata dhe mos i dëgjoni se çfarë thonë ata !!


Pastaj i thashë:

Domethënë, A lejohet O Shejkh të jesh si Imam në Xhami me ato kushte dhe të marrësh rrogën e caktuar prej tyre? 


Shejkhu tha:

Po lejohet. Lejohet të marrësh nga buxheti që u jep Shteti atyre dhe në origjinë edhe nga Shoqatat Bamirëse. Lërini ata!!


Pastaj i thamë: 

Allahu të shpërbleftë me të mira o Shejkh.

_____________

Funsnotë

- E njëjta pyetje iu zhvillua më herët në Fakultetin e Kur'anit Shejkh Muhammed bin Hadit. 

- Fjala e Shejkhut "Lërini ata"  është për disa individë të caktuar të cilët nxorrën një rregull të ri që çdokush që punësohet si Imam në Xhamiat që janë nën Administrimin e Komunitetit Musliman të Shqipërisë Konsiderohet Bidatçi.


- Pyetja e zhvilluar nga vëlla O.Beja dhe ishte prezent Jonid Dajzmaili.

- “Ditën e Shtunë më datë 08/06/1439 Hixhri që përkon më 24/02/2018

Postime të ngjashme

Si të sillemi me gënjeshtarin

Refuzim ndaj parimit të fshehtë të fabrikantave hadadinj

Ka thënë Shejh Rabia El-Medkhalij Allahu e ruajttë