X

Ka thënë Shejh Rabia El-Medkhalij Allahu e ruajttë


🔸️Dijetarët fukaha këshilluesa, mund të heshtin për disa persona dhe për disa gjëra, duke marrë në konsideratë dobitë dhe dëmet, sepse mund të vij nga e folura për një person dëme më të mëdha e më të shumta sesa dëmi i heshtjes për të.

🔸️Ka heshtur i Dërguari sal-laLlahu alejhi ue selem, nga përmendja e emrave të munafikëve dhe nuk ka lajmëruar për emrat e tyre apo emrat e disa prej tyre përveç se Hudhejfen.

🔸️Dhe ska qenë që hipte në minber dhe të thonte filani është munafik, e filani munafik! E gjitha kjo duke marrë në konsideratë dobitë dhe dëmet.

🔸️Vrasja e Uthmanit ishte nga ushtarët e Aliut radijLlahu anhu, dhe asnjë nga Sahabët e mëdhenj të mbetur nuk foli për Aliun radijaLlahu anhum, dhe asnjë prej të mençurve të Tabiinëve.

🔸️Dhe nuk dilnin duke e poshtëruar Aliun, dhe duke dhënë gjykim mbi ata kriminelat, dhe kjo ishte prej tyre justifikim dhe drejtësi për Aliun, sepse nëse ai do ti nxirrte ata nga ushtria apo do ti dënonte ata, do vinin dëme më të mëdha, e prej tyre:

do ndodhnin luftra dhe derdhje e gjakut, dhe do vinte prej kësaj dobësi të ummetit dhe pafuqi të saj, pra kjo vepër e tij ishte prej marrjes së dëmit më të vogël për të larguar më të madhin.

🔸️E kështu edhe Ibn Tejmijeh dhe nxënësi i tij Ibn El-Kajjim, pse nuk e sqaronin akiden e Neuiut dhe të tjerëve, Imamët e davetit gjithashtu nuk e kanë sqaruar akiden e Neuiut, të Ibn Haxherit, të El-Kastalanit, të Bejhakiut, të Sujutit dhe të tjerëve?

🔹️Pra mos mendo se çdo sqarim është këshillë, dhe se çdo heshtje është mashtrim për Islamin dhe muslimanët, i logjikshmi i mençur, mëndjemprehtë: e kupton kur duhet obligohet dhe lejohet të folet dhe kur obligohet dhe lejohet të heshtet!


📚 المجموع الواضح في رد منهج وأصول فالح: ص ١٤٣


Përktheu: O.Beja



Postime të ngjashme

Si të sillemi me gënjeshtarin

Refuzim ndaj parimit të fshehtë të fabrikantave hadadinj

Refuzim për Hadadijtë që përpiqen të pengojnë Davetin Selefij në Shqipëri || Shejh Muhamed bin Hadi El-Medkhali