Vlera e Sahabëve- Shejh AbdulMuhsin El Abbad
Kategoria:Akide
Thotë pyetësi: ka disa që thonë: se ndoshta ka që kanë ardhur pas Sahabëve prej Tabiinëve më të mirë se sahabët e vegjël (me grada më të ulta)
A është kjo fjalë e saktë?
Përgjigja:
Nuk është e saktë, sepse vlerën e shoqërimit të profetit nuk e barazon asgjë, nuk e barazon asgjë, sepse atë që e ka nderuar Allahu që të shoqërohet me të dërguarin qoftë edhe për një kohë të shkurtër, themi se çdokush nga sahabët është më i mirë se çdokush që ka ardhur pas tyre, kjo është ajo që njihet nga dijetarët dhe nuk dihet që të ketë mospajtim veçse nga ibn Abdulberr, i cili ka thënë se mund të ketë prej Tabiinëve më të mirë se Sahabët.
Përktheu:O.Beja
