LLOJET E ARGUMENTIMIT QË TREGOJNË PËR EKZISTENCËN E ALLAHUT TË LARTËSUAR
Kategoria:Akide
Ka thënë Kolosi Muhammed bin Salih El-Uthejmin:
Nëse thotë dikush:
Cili është argumenti për ekzistencën e Allahut?
Themi : argumenti per ekzistencën e Allahut është: llogjika, shqisat, Sheriati Islam.Tre lloj argumentesh dhe që të treja këto tregojnë për ekzistencën e Allahut, e nëse doni(argument tjetër) shtojeni dhe :(fitren) natyrën e pastër (në të cilën lind njeriu) dhe i bie të bëhen llojet e argumentave të cilat tregojnë ekzistencën e Allahut : katër.
1- Llogjika
2- Shqisat
3- Natyra e pastër e njeriut
4- Sheriati Islam. E lamë në fund Sheriatin jo se nuk e meriton ta paraprijmë porse ne supozojmë se jemi duke ju drejtuar dikujt që nuk beson në Sheriatin Islam.
- Përsa i përket argumentimit me llogjikë, atëherë themi se: ekzistenca e këtyre qënieve (të cilat gjenden në univers) a erdhi nga vetja e tyre apo ekzistuan kështu rastësisht ?
-Nëse thua: ata e krijuan veten e tyre.. është e pamundur llogjikisht përsa kohë që ato nuk ekzistonin,..si mundet që të ekzistojnë ndërkohë që ishin inekzistente. Ajo që nuk ekziston është një hiç derisa të ekzistojë.Pra nuk mundet që të ekzistojë duke e krijuar veten e saj, e nëse thua : ekzistoi krejt rastësisht, ne themi : kjo gjithashtu është e pamundur (të ndodhë nga hiçi), pra ti o mohues i Allahut , a ka mundësi që gjërat e prodhuara si avionat, predhat, makineritë dhe të gjithë llojet e tyre,. të ekzistojnë krejt rastësisht ?
Do thotë : jo, ska mundësi që të ekzistojnë (nga rastësia). Gjithashtu këto shpendë, këto male, dielli, hëna, yjet, pemët, rërat, detet, e të tjera..nuk munden që të ekzistojnë nga rastësia,..kurrë !
Thuhet se: nje sekt prej Sumenij-jave shkuan te Ebu Hanife-Allahu e mëshiroftë, e ato jane prej banorëve të Indisë, (shkuan te ai dhe) bënë debat me të në lidhje me ekzistencën e Krijuesit (Allahut) Az-ze ue xhel-le, por Ebu Hanife ishte prej dijetarëve më të zgjuar dhe i premtoi atyre që të vinin mbas një ose dy ditësh (për ta vazhduar debatin) dhe erdhën pas kësaj kohe dhe i thanë : çfarë po na thoje?
I tha : unë po mendoj për një anije të mbushur me mallra dhe me ushqime e cila erdhi duke çarë dallgët, pastaj u ankorua në port, e zbriti ngarkesën që kishte dhe pastaj iku, si dhe në të nuk kishte asnjë drejtues(timonier) dhe asnjë punëtor.
Ata i thanë: a po e mendon këtë (me të vërtetë)? Ai tha :po.
Ndërsa ata i thanë: atëherë ti qënke pa llogjikë, a llogjikohet të vijë një anije pa pasur drejtues, të ankorohet dhe pastaj të iki prapë. Kjo është e pallogjikshme!
Ai i tha atyre: Po atëherë si nuk mundkeni ta llogjikoni këtë dhe arrini të llogjikoni se qiejt, dielli, hëna, yjet, malet, pemët kafshët dhe të gjithë njerëzit skanë dikë që i ka krijuar! Pas kësaj ata e kuptuan se ky burrë iu argumentua atyre me llogjikën e tyre dhe dështuan ti kundërpërgjigjen nga kjo përgjigje e tij apo (pak a shumë) me këtë kuptim.
I është thënë një beduini nga shkretëtira : si e ke njohur Zotin tënd (që ai ekziston) ? Ai tha: gjurmët e këmbëve tregojnë se dikush ka ecur (ekzistencën e atij që i ka lënë kto gjurmë), bajga tregon për ekzistencën e deves (kafshës), qielli plot yje, toka me shumë lugina, detrat plot me dallgë, a nuk tregon kjo për Gjithëdëgjuesin Gjithëvëzhguesin ?!
Për këtë gjë ka thënë Allahu i Lartësuar :
﴿أَمۡ خُلِقُوا۟ مِنۡ غَیۡرِ شَیۡءٍ أَمۡ هُمُ ٱلۡخَـٰلِقُونَ﴾ "A u krijuan ata nga asgjëja apo ata janë vetë krijuesit " [Surja Et-Tur/ajeti 35]
Kështuqë llogjika është argument i prerë që tregon rreth ekzistencës së Allahut.
- Ndërsa argumentet shqisore të cilat vërtetojnë ekzistencën e Allahut, atëherë (themi) se: kur njeriu e lut Allahun Az-ze ue Xhel-le dhe thotë : o Zot! e i lutet për diçka, pastaj Ai i përgjigjet atij në atë që ai i kërkon.
Ky është argument shqisor (të cilën njeriu ka mundësi ta përceptoi).
Ai nuk luti dikë tjetër vetëm se Allahun dhe Ai ju përgjigj lutjes së tij, e pa këtë me sytë e tij.
Gjithashtu ne dëgjojmë prej atyre që kanë jetuar më përpara dhe prej atyre që jetojnë në kohën tonë se Allahu iu është përgjigjur (lutjes së tyre kur i janë lutur).
- Beduini i cili hyri tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue selem ndërkohë që ai ishte duke mbajtur hytben e ditës së xhuma, tha : u shkatërrua pasuria, e na është bllokuar rruga. Lute Allahun të na zbresi shi. Tha Enesi(radijAllahu anhu) : Betohem në Allah: nuk kishte në qiell as grumbuj resh e as copa të vogla resh, si dhe nuk kishte ndërmjet nesh dhe ndërmjet Selain- i cili është mal në Medine prej nga ku vinin retë- asnjë lloj shtëpie e as ndonjë vendbanim(që ta na e pengonte pamjen). E pas lutjes së Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue selem dolën direkt retë sikur mburoja⁽¹⁾. U ngritën ne qiell, u përhapën,filluan bubullimat dhe vetëtimat dhe pas kësaj filloi të zbriste shiu. Dhe akoma pa zbritur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue selem (nga minberi), shiu i zbriste qull nga mjekra e tij sal-lAllahu alejhi ue selem. Kjo ngjarje që ka ndodhur tregon për ekzistencën e Krijuesit, nga argumentet shqisore.
Në Kuran gjenden shumë shembuj si kjo, si përshembull :
﴿وَأَیُّوبَ إِذۡ نَادَىٰ رَبَّهُۥۤ أَنِّی مَسَّنِیَ ٱلضُّرُّ وَأَنتَ أَرۡحَمُ ٱلرَّ ٰحِمِینَ۞ فَٱسۡتَجَبۡنَا لَهُۥ﴾
(Kujto) edhe Ejjubin kur ai i thirri Zotit të tij : Vërtetë që më ka kapluar mjerimi dhe Ti je më mëshiruesi i Mëshiruesve۞ Kështu Ne ju përgjigjëm atij"
[Surja El-Enbija/ajeti 83-84]
dhe të tjera ajete si kjo.
- Ndërsa argumentimi nga natyra e pastër në të cilën është krijuar njeriu, (gjejmë se) shumë prej atyre të cilëve nuk ju ka ndryshuar natyra e pastër besojnë në ekzistencën e Allahut, madje edhe kafshët besojnë në ekzistencën e Allahut, ngjarja e milingonës e cila është transmetuar nga Sulejmani alejhis salatu ues selam, i cili doli (me njerëzit e tij) për ti kërkuar Allahut që të zbriste shi dhe të pinin ujë dhe (gjatë rrugës) gjeti një milingonë të shtrirë mbi shpinë me këmbët e saj të ngritur nga qielli duke thënë : o Allah unë jam një krijesë prej krijesave të tua, mos na privo neve prej pirjes së ujit.
(Ndërsa Sulejmani pasi e dëgjoi atë) tha : kthehuni, sepse do ju zbresi shiu nga lutja e dikujt tjetër. Pra natyra e pastër e njeriut është e krijuar për ta njohur Allahun Az-ze ue Xhel-le dhe veçimin e tij me adhurim.
Këtë e ka vënë në dukje Allahu i Lartësuar në fjalën e tij :
﴿وَإِذۡ أَخَذَ رَبُّكَ مِنۢ بَنِیۤ ءَادَمَ مِن ظُهُورِهِمۡ ذُرِّیَّتَهُمۡ وَأَشۡهَدَهُمۡ عَلَىٰۤ أَنفُسِهِمۡ أَلَسۡتُ بِرَبِّكُمۡۖ قَالُوا۟ بَلَىٰ شَهِدۡنَاۤۚ أَن تَقُولُوا۟ یَوۡمَ ٱلۡقِیَـٰمَةِ إِنَّا كُنَّا عَنۡ هَـٰذَا غَـٰفِلِینَ۞أَوۡ تَقُولُوۤا۟ إِنَّمَاۤ أَشۡرَكَ ءَابَاۤؤُنَا مِن قَبۡلُ وَكُنَّا ذُرِّیَّةࣰ مِّنۢ بَعۡدِهِمۡۖ﴾
“(Përkujtoni) dhe kohën kur Zoti yt bëri të lindë nga bijtë e Ademit, nga kërbishtja e tyre farën e tyre (ose nga kërbishtja e Ademit sollëm pasardhësit e tij) dhe i bëmë ata të dëshmojnë për vetet e tyre (duke u thënë Ne atyre): A nuk jam Unë Zoti juaj? Ata thanë: po padyshim edhe ne e dëshmojmë (këtë gjë). Kjo që mos thoni në Ditën e Ringjalljes: Në të vërtetë ne nuk e kemi ditur këtë ۞Apo që të mos thoni : Ishin veçse baballarët tanë kohë më parë ata të cilët bënin shirk ndërsa ne jemi thjesht pasardhësit e tyre" [Surja El-Earaf/ajeti 172-173]
Ky ajet tregon se njeriu është krijuar me natyrën e tij të pastër që ta pranojë ekzistencën e Allahut dhe Rububijen e tij ( ta pranojnë atë si Zotin e vetëm i cili mbikqyrë të gjithë krijesat, i cili krijon, furnizon, jep jetën dhe vdekjen, i vetmi që ka në dorë dëmin dhe dobin etj), pra është e njëjta gjë nëse themi: Allahu ju nxorri nga kërbishti i Ademit dhe ju e dëshmuat (ekzistencën e Allahut), apo njësoj nëse themi: kjo është ajo çfarë Allahu e ka bërë në natyrshmërinë e tyre të pastër që ta pranojnë atë, sepse ajeti na tregon se njeriu e njeh Zotin e tij me natyrën e tij të pastër.
Këto katër lloj argumentash tregojnë për ekzistencën e Allahut Subhanehu ue Teala.
- Ndërsa prej argumenteve të Sheriatit, është ajo me të cilën kanë ardhur të gjithë Pejgamberët me Sheriatet e Allahut të Lartësuar gjithpërfshirëse për çdo gjë të cilën kanë nevojë krijesat dhe kjo tregon se ai që i dërgoi ata me ato (Sheriate) është një Zot i cili është Më i Mëshirëshmi dhe Më i Urti. Dhe (argument tjetër) padiskutim
është dhe ky Kuran i Lavdishëm i cili i bëri njerëzit dhe xhinët të dështojnë përballë saj që dhe ata të vijnë me diçka të ngjashme sikur ajo.
📝Përktheu : O.Beja
📙 شرح العقيدة الواسطية ١/ ٥٥-٥٩
❁•┈┈┈┈┈••✦•• ┈┈┈┈┈•❁
⁽¹⁾E ka komentuar këtë fjalë dijetari i madh Ibn Haxher El-Askalani duke thënë: pra është me kuptimin në formë të rrumbullakta dhe nuk ka pasur si qëllim se ato ishin me të njëjtën madhësi me atë të mburojës
(٥٠٣/٢فتح الباري)