Besimi nuk është ngatarresë- Shejh Bin Baz
Kategoria:Akide
Pyetje:
Një pyetës thotë: se Akideja është komplikim dhe ngarkesë e tepërt, si bëhet refuzimi i kësaj fjale?
Përgjigja:
Kjo fjalë e shëmtuar nëse thënësi i saj ka për qëllim akiden e teuhidit, besimin e besimtarëve, themi se kjo fjalë është dalje nga Islami dhe mohim i Allahut, sepse kuptimi i saj është se nuk ka dobi të njohur dhe se ajo është ngatarresë, pra kjo fjalë është e shëmtuqr dhe dalje nga Islami, patjetër thënësi i saj duhet ti kthehet vetes së tij, ta ketë frikë Allahun dhe të pendohet tek Ai, sepse akidja (besimi) është baza e fesë, e ajo është besimi në Allah, në të dërguarit e Tij, veçim i Allahut dhe pasja me sinqeritet vetëm për Të, e ajo është kuptimi i La Ilahe il-laAllah, pra kjo është teuhidi i Allahut (veçimi i Allahut me adhurim) dhe pasja me sinqeritet vetëm për të, si dhe lënia e idhujtarisë, gjithashtu besimi në emrat dhe cilësitë e Tij, bindja e urdhrave të Tij Subhanehu ue Teala, lënia e ndalesave të Tij, e kjo nuk është ngatarresë, porse e gjitha kjo është e qartë për këdo që e ka udhëzuar Allahu dhe e ka inspiruar me udhëzimin e Tij dhe i ka dhënë sukses për kërkimin e të vërtetës.
📚مجموع(9/42)
Përktheu: O.Beja