PYETJA 9 - Cilat janë Shtyllat e dëshmisë "La ilahe il-lAllah" dhe cili është argumenti?
Kategoria:Akide
E para (shtyllë është): Mohimi, dhe ajo është fjala: "La ilahe" (nuk meriton të adhurohet askush tjetër).
E dyta (shtyllë është): Pohimi, dhe ajo është fjala: "il-lAllah" (përveç Allahut),
dhe argument për këtë është Fjala e Allahut të Lartësuar:
ٱلْغَىِّ ۚ فَمَن يَكْفُرْ بِٱلطَّـٰغُوتِ وَيُؤْمِنۢ بِٱللَّهِ فَقَدِ ٱسْتَمْسَكَ بِٱلْعُرْوَةِ ٱلْوُثْقَىٰ
“Ai që mohon idhujt (dhe gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe beson në Allahun,
ka siguruar lidhjen më të fortë” [Surja El-Bekareh, 256]
Fjala e Tij:
“Ai që mohon idhujt (dhe gjithçka që adhurohet në vend të Allahut)”, ky është argumenti i mohimit,
dhe Fjala e Tij:
“dhe beson në Allahun”, ky është argumenti i pohimit.
Burimi: Irshadul Enam ila Usul ue Muhimmat Dinil Islam
(Udhëzuesi i krijesave për bazat dhe gjërat e rëndësishme të Fesë Islame)
Përktheu: O. Beja
