Mbështetja e vërtetë tek Allahu
Kategoria:Akide
Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Ju përkujtoj-o vëllezër- me mbështetjen e plotë tek Allahu
dorëzojani zemrat tuaja Allahut
Mbështetjuni Allahut
Dijeni se çdo çështje i përket plotësisht veç Allahut
Allahut Aze ue xhel nuk i shpëton asgjë, as në tokë e as në qiell-Subhanehu ue Teala-
Allahu është Bujar dhe Fisnik
I dëgjon zërat e atyre që i luten,
nuk i përzihet atij asnjë zë me zërin tjetër,
i jep çdo kujt atë që i kërkon, dhe gjëja e kërkuar nuk i shkon dikujt tjetër përveç atij që e kërkoi,
I pastër është Ai nga çdo e metë dhe mangësi (SubhanAllah).
Ti mbështetemi Allahut,
I dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue selem ka thënë: Sikur ti mbështeteshit Allahut ashtu siç duhet, Ai do tju furnizonte ashtu siç furnizon zogun,i cili del në mëngjes i uritur e kthehet në mbrëmje i ngopur".
(ابن ماجه-٤١٦٤/الترمذي٢٣٤٤- Øسن صØÙŠØ )
Këto zogj
të cilët janë të dobët,
dalin herët në të gdhirë e janë që prej mëngjesit të uritura,
unë kam që në mëngjes që i shikoj ato, e ato e marrin rrizkun e tyre nga insektet sipër ktij uji derisa të ngryset
dhe kthehen me barkun plot
kush e furnizoi atë?
Allahu
kush i nxiti ato të dilnin jashtë?
Allahu
kush i inspiroi ato për këtë gjë ?
Allahu
Pra (subhanAllah) i pastër është ai nga çdo e metë dhe mangësi
Sikur ti mbështeteshim Allahut me mbështetje të plotë
do na furnizonte sikur e furnizon atë
kështu që -o vëllezër- ne duhet të jemi të sinqertë me Allahun gjatë lutjes
duke e veçuar Allahun në adhurim -Subhanehu ue Teala-
si dhe ti bëjmë shkaqet...
🖌Përktheu:O.Beja
🎙burimi https://youtu.be/8ryrImw4izw