X

Lloji i Tretë i Teuhidit | Shejh AbdulMuhsin El-Abbad

Shejh El-Abbad: "Lloji i tretë është Teuhidi i Emrave dhe Cilësive (të Allahut),

dhe ajo është që të pohosh për Allahun atë që Ai ka pohuar për Veten e Tij në

Librin e Tij (Kur'anin) apo që e ka pohuar i Dërguari salAllahu alejhi we sel-lem

në Sunnetin e tij prej Emrave dhe Cilësive të Allahut në atë pikëpamje që i përshtatet

Përsosmërisë së Allahut dhe Madhështisë së Tij, pa e përngjasuar me krijesat,

porse Cilësitë e Krijuesit janë siç i takojnë Përsosmërisë së Tij, 

ndërsa cilësitë e krijesave janë siç i takojnë dobësisë dhe mangësisë së tyre.


Cilësitë e Krijuesit janë ashtu siç i takojnë Atij, ndërsa cilësitë e krijesave

janë ashtu siç i takojnë atyre,


siç ka thënë Allahu Azze we Xhel:


<Asgjë nuk i ngjason Atij, dhe Ai është GjithëDëgjuesi, GjithëShikuesi> [Surja Esh-Shura, 11]


<Asgjë nuk i ngjason Atij, dhe Ai është GjithëDëgjuesi, GjithëShikuesi> [Surja Esh-Shura, 11]


Në këtë fjali, në këtë ajet, ka pohim dhe distancim / pastrim (të Allahut nga çdo e metë).

Pohim për Dëgjimin dhe Shikimin (e Allahut), në Fjalën: 


<Ai është GjithëDëgjuesi, GjithëShikuesi>


dhe distancim / pastrim nga çdo e metë për përngjasimin me krijesat, në Fjalën e Tij:


<Askush nuk i ngjason Atij>


Kjo është e vërteta në Emrat dhe Cilësitë e Allahut, pra pohon

Emrat dhe Cilësitë dhe njëkohësisht duke e mohuar përngjasimin me krijesat."



Link: https://www.youtube.com/watch?v=df-R3aIWBSE

Përktheu: O. Beja

Postime të ngjashme

Gjykimi i atij që thotë: ti ke Zotin tënd e unë kam Zotin tim

Mëshira e Allahut

LLOJET E ARGUMENTIMIT QË TREGOJNË PËR EKZISTENCËN E ALLAHUT TË LARTËSUAR