Emri më i madh i Zotit me të cilin lutja pranohet herët a vonë | Shejh Albani
Kategoria:Dituri
Pyetësi: "Shejh përsa i përket Emrit më të madh
të Allahut të Plotfuqishëm dhe të Madhëruar ka disa hadithe,
a mundesh të na i përmendësh hadithet e sakta në këtë çështje?"
Shejhu: "Nuk mundem tani, porse ta kesh me bindje se
Emri më i madh është: Allah!
Emri i Zotit, sepse ka ardhur në disa hadithe të sakta
se Profeti (salAllahu alejhi we sel-lem) dëgjoi një burrë
që ishte duke u lutur në fund të namazit dhe ai po thoshte:
"O Allah, unë të lutem Ty meqë Ti je Allahu i Vetmi, i Përsosuri Absolut,
i Cili nuk ka lindur askënd e as nuk është i lindur dhe askush nuk është
i barabartë me Të",
dhe tha Profeti alejhi salatu ues-selam...
gjithashtu ka dy hadithe me këtë kuptim, në njërin
thuhet se (Profeti salAllahu alejhi we sel-lem) tha (kur e dëgjoi këtë burrë):
"Lutu sepse të është përgjigjur (Allahu ty), lutu sepse
e ke lutur Allahun me Emrin e Tij më të madh, me të cilin nëse
dikush lutet (me atë Emër) i jepet (çfarë kërkon), e nëse lutet me Të
i përgjigjet (Allahu atij)."
Dhe në një hadith tjetër ka thënë (Profeti salAllahu alejhi we sel-lem):
"E ka lutur Allahun me Emrin e Tij më të madh",
pra të gjitha hadithet që kanë ardhur në këtë çështje takohen (në një pikë)
e ajo është Emri i Madhërisë së Tij (Allah)."
Link: https://www.youtube.com/watch?v=LI_dJLhTFU0
Përktheu: O. Beja
