Kur thuhet "amiin"
Kategoria:Dituri
Ka thënë Shejh Muhammed Bazmul Allahu e ruajtë:
Pyetje:
Në duanë e kunutit për teravi, vjen (përmendet) gjatë duas, pjesë të shumta madhërimi dhe lavdërimi (për Allahun) përshembull:
"Ùإنك تقضي ولا يقضى عليك، إنه لا يذل من واليت، Ùˆ لا يعز من عاديت،تباركت ربنا وتعاليت لا منجا منك إلا إليك"
"Me të vërtetë Ti je ai që cakton e gjykon çdo gjë dhe askush nuk mund të gjykojë e caktojë asgjë kundra teje. Pa dyshim se nuk ka kush e poshtëron atë të cilin Ti e ke marrë në mbrojtjen tënde të veçantë dhe nuk lartësohet ai të cilin Ti e ke armiqësuar.I Bekuar dhe i Lartësuar je o Zoti ynë, nuk ka shpëtim prej teje veçse tek ti"
Çfarë duhet të thonë xhemati mbas imamit?
A duhet të thonë: Amin?
Apo duhet të thonë: Subhaneke?, siç kemi dëgjuar disa njerëz ta thonë atë.
Apo duhet të heshtin?
 Përgjigja:
Nuk është transmetuar në
duanë e kunutit në përgjithësi as në fatkeqësi dhe as në atë që ka gjykimin e saj në duanë e vitrit diçka tjetër përveç se Amin.
Është thënë(nga dijetarët) se kuptimi i të thënurit Amin është: O Allah përgjigju(lutjes time)!Â
dhe ky është kuptimi më i njohur.Dhe ajo është e përshtatshme për tu thënë (në pjesët ku imami përmend) duanë e kërkimit â½Â¹â¾.
Është përmendur një kuptim tjetër se domethënia e fjalës Amin është: O Allah!
dhe ajo është e përshtatshme për tu thënë në duanë e adhurimit dhe të lavdërimit(për Allahun) â½Â²â¾.
Sa i përket xhematit mbas imamit në duanë e kunutit,nëse duan mund të heshtin kur(përmendet) duaja e adhurimit dhe e lavdërimit dhe të thonë: Amin, vetëm kur është duaja e kërkimit.Â
Dhe nëse duan mund të thonë Amin në të dyja situatat, sipas kuptimeve që u përmendën më përpara.
Dhe nuk kam hasur diçka nga Selefët në duanë e kunutit përveç Amin.
Allahu është dhënësi i suksesit.
ðŸ“Përktheu: O.Beja
📑Burimi:https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2227093970742410&id=689506634501159
â•┈┈┈┈┈••✦•• ┈┈┈┈┈•â
â½Â¹â¾duaja e kërkimit: është kur i lutesh Allahut për diçka psh: për Xhenetin, për të shpëtuar nga Xhehenemi etj.
â½Â²â¾duaja e adhurimit dhe e lavdërimit: të gjitha adhurimet që bën muslimani për Allahun, porse në rastin konkret kihet për qëllim kur gjatë lutjes e madhëron dhe lavdëron Allahun e Plotfuqishëm.
(ينظر: سلسلة اللقاء الشهري/اللقاء الشهري٤٧)