Nuk ka gënjeshtër që lejohet përveç në tre raste të kufizuara | Shejh Salih El-Feuzan
Kategoria:Dituri
Pyetje: Pyet për gënjeshtrën, a ka gënjeshtër që lejohet dhe gënjeshtër që nuk lejohet?
Përgjigje: Gënjeshtra është haram, origjina në të është haram,
dhe gjynah i madh prej gjynaheve të mëdhaja,
فَنَجْعَلْ لَعْنَةَ اللَّهِ عَلَى الْكَاذِبِينَ
"(Të lutemi) që mallkimi i Allahut qoftë mbi gënjeshtarët" [Al Imran 61]
porse lejohet për dobi -nëse ka dobi- dhe kjo veç në tre çështje të kufizuara,
E para: gënjeshtra nga njëri prej bashkshortëve ndaj tjetrit
për shkak që të vazhdojë martesa dhe bashkëjetesa,
E dyta: gënjeshtra për shkak të pajtimit mes dy palëve,
nëse ka mes dy vetave prej muslimanëve konflikt dhe grindje apo urrejtje,
(lejohet) të ndërhyjë çdokush që mund t'i pajtojë mes tyre edhe nëse gënjen
duke thënë se filani të do, dhe filani do të takohet me ty
e të pajtohet me ty, pastaj shkon te tjetri dhe i thua
siç i the (të parit), e pastaj ata do afrohen mes tyre dhe do pajtohen,
E treta: gënjeshtra në luftë, gënjeshtra në luftë për shkak të armikut,
sepse lufta është dredhi.
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa/ar/node/16450
Përktheu: O. Beja
