X

Muslimani i thjeshte nuk e refuzon fjalen e dijetarit

Shejh Muhammed Bazmul (All-llahu e ruajttë) ka thënë:


"Dikush tha: "Çdokujt i merret dhe i lihet fjala e tij 

përveç banorit të këtij varri (Profetit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem)

[fjalë e Imam Malikut, All-llahu e mëshiroftë]",


Thashë: Këtë e thonë dhe e praktikojnë dijetarët që janë të aftë

të kërkojnë dhe të bëjnë ixhtihad, ndërsa muslimani i thjeshtë

pyet dijetarët dhe nuk i refuzon dijetarët duke thënë: 

"Çdokujt i merret dhe i lihet fjala e tij përveç Profetit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem!"

Çeshtjet e diturisë nuk janë në të njejtën gradë (nivel). 

Arritja tek fjala e saktë nuk është e njejtë në të gjithë dijetarët. 

Nuk po flas për nxënësit fillestar të dijes.

All-llahut i kërkojmë të na japë sukses."


Burimi: https://www.facebook.com/share/zSwRh49GAhqNcHuL/?mibextid=ox5AEW 

Përktheu: Xhafer Kastrati


Postime të ngjashme

Sahihu i Muslimit

Lutja e hapjes

Kur thuhet "amiin"