Keshille madheshtore
Kategoria:Dituri
Ibrahijm Ibn Ed'hem kaloi nga tregu i Basras dhe u mblodhën njerëzit rreth tij dhe i thanë:
"O Ebu Is'hak, si është puna me ne që lutemi dhe nuk na pranohet lutja?"
Ai tha: "Sepse në zemrat tuaja kanë vdekur dhjetë gjëra."
I thanë: "Cilat janë ato?"
Ai tha:
"Ju e njohët All-llahun porse nuk ia dhatë hakun e Tij.
Pretenduat se e doni të Dërguarin e All-llahut Sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, porse e braktisët sunetin e tij.
E lexuat Kur'anin porse nuk punuat me të.
U ushqyet me mirësinë e All-llahut porse nuk u treguat falenderues për të.
Thatë se shejtani është armiku juaj porse ju e pasuat atë.
Thatë që Xheneti është i vërtetë porse nuk punuat për të.
Thatë që Zjarri është i vërtetë porse nuk ikët prej tij.
Thatë që vdekja është e vërtetë porse nuk u përgatitët për të.
U zgjuat nga gjumi dhe u angazhuat me të metat e të tjerëve porse i harruat të metat tuaja.
I varrosët të vdekurit tuaj por nuk morët këshillë prej tyre."
Burimi: جامع البيان العلم و فضله ٢/١٢٢
Përktheu: Xhafer Kastrati
