X

Kuptimi i Shehadetit

Nga Shejh Ibn Baz (All-llahu e mëshiroftë)


Pyetësi: "Cili është kuptimi i Shehadetit: Esh-hedu en La Ilahe il-lAll-llah ue en-ne Muhammeden RasulUll-llah?"


Pëgjigje: "Kuptimi i Shehadetit është që të dëshmojë me gjuhën dhe zemrën e tij 

që nuk ka të adhuruar të Vërtetë përveç All-llahut, të dëshmojë me gjuhën e tij 

dhe të besojë me zemrën e tij që nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, 

dmth ska të adhuruar të Vërtetë përveç All-llahut dhe se ajo çfarë adhurojnë njerëzit 

përveç All-llahut, prej idhujve apo të vdekurëve apo pemëve apo gurëve apo Melaikeve 

apo të tjerëve, e gjitha kjo është e kotë.


Siç ka thënë i Lartësuari:


{Kjo ngase All-llahu është Ai i Vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. 

All-llahu është vërtetë Ai i Lartësuari, i Madhi.}

[Surja Al-Haxh:62]


Ky është kuptimi i Shehadetit La Ilahe ilAll-llah: Nuk ka të adhuruar më të drejtë përveç All-llahut,

që të dëshmosh me dituri, bindje dhe vërtetësi që nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut 

dhe se ajo çfarë adhurojnë njerëzit përveç All-llahut është e kotë.


Ndërsa dëshmia en-ne Muhammeden RasulUll-llah: Do të thotë të dëshmosh me dituri, 

bindje dhe vërtetësi që Muhammed Ibn AbdUll-llah Ibn AbdulMutalib është i Dërguari i All-llahut

I Vërtetë tek të gjithë krijesat prej Xhinnëve dhe Njerëzve, dhe që Ai është Vula e Profetëve,

s'ka mbas tij Profet AlehjiS-Salatu ueS-Selam.


Burimi: (1/49) فتــاوى نــور على الــدرب

Përktheu: Xhafer Kastrati

Postime të ngjashme

Gjykimi i atij që thotë: ti ke Zotin tënd e unë kam Zotin tim

Mëshira e Allahut

LLOJET E ARGUMENTIMIT QË TREGOJNË PËR EKZISTENCËN E ALLAHUT TË LARTËSUAR