X

Mbështetja e vërtetë tek Allahu | Shejkh Sulejman Er-Ruhejli

Ju përkujtoj, o vëllezër, me mbështetjen e plotë tek Allahu

dorëzojani zemrat tuaja Allahut,

Mbështetjuni Allahut,

Dijeni se çdo çështje i përket plotësisht veç Allahut,

Allahut Azze ue xhel nuk i shpëton asgjë, as në tokë e as në qiell -Subhanehu ue Teala-,

Allahu është Bujar dhe Fisnik,

I dëgjon zërat e atyre që i luten, 

nuk i përzihet Atij asnjë zë me zërin tjetër,

i jep çdo kujt atë që i kërkon, dhe gjëja e kërkuar nuk i shkon dikujt tjetër përveç atij që e kërkoi,

I pastër është Ai nga çdo e metë dhe mangësi (SubhanAllah).

T'i mbështetemi Allahut,


I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: 


"Sikur t'i mbështeteshit Allahut ashtu siç duhet, 

Ai do t'ju furnizonte ashtu siç furnizon zogun,

i cili del në mëngjes i uritur e kthehet në mbrëmje i ngopur".

(ابن ماجه-٤١٦٤/الترمذي٢٣٤٤- حسن صحيح)


Këta zogj

të cilët janë të dobët,

dalin herët në të gdhirë e janë që prej mëngjesit të uritur,

unë kam që në mëngjes që i shikoj ato, e ato e marrin rrizkun e tyre 

nga insektet sipër ktij uji derisa të ngryset

dhe kthehen me barkun plot.

Kush i furnizoi ata?

Allahu.

Kush i nxiti ata të dilnin jashtë?

Allahu.

Kush i inspiroi ato për këtë gjë?

Allahu.

Pra (SubhanAllah) i Pastër është Ai nga çdo e metë dhe mangësi,

Sikur t'i mbështeteshim Allahut me mbështetje të plotë

do na furnizonte sikur e furnizon atë

kështu që, o vëllezër, ne duhet të jemi të sinqertë me Allahun gjatë lutjes

duke e veçuar Allahun në adhurim -Subhanehu ue Teala-

si dhe t'i bëjmë shkaqet...


Burimi: https://youtu.be/ACahif3lQ2k

Përktheu: O. Beja

Postime të ngjashme

Gjykimi i atij që thotë: ti ke Zotin tënd e unë kam Zotin tim

Mëshira e Allahut

LLOJET E ARGUMENTIMIT QË TREGOJNË PËR EKZISTENCËN E ALLAHUT TË LARTËSUAR