Humbja e shpresës nga Mëshira e Allahut
Kategoria:Akide
Shejh ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
"Humbja e shpresës nga Mëshira e Allahut është prej gjynaheve të mëdha.
Mos i humb shpresat nga Mëshira e Allahut edhe sikur të vonohet përgjigja e lutjes,
sepse ti nuk e di se çfarë është e hajrit për ty.
E nuk të ka urdhëruar Allahu i Lartësuar që t'i lutesh Atij vetëm se Ai do që të përgjigjet ty,
siç ka thënë i Lartësuari:
"Dhe ka thënë Zoti juaj: "M'u lutni Mua që tju përgjigjem juve"" [Ghafir 60]"
Burimi: شرح رياض الصالحين (٢٩٢/٤)
Përktheu: O. Beja
