Ka thënë Shejh Muhamed Eman El-Xhamij Allahu e mëshiroftë
Kategoria:Dituri
Dua tju them se Selefët tanë të devotshëm nuk kanë libra të cilat quhen libra të Akides apo libra të Teuhidit, porse e merrnin Teuhidin dhe Akiden nga Libri i Allahut me shpjegim të Sunnetit të Dërguarit të Allahut sal-laLlahu alejhi ue selem. Porse Selefët që jetuan në kohën e ëndjeve dhe në kohën e fitneve, pasi lindi filozofia, u detyruan që të shkruanin libra në Akide, e në Teuhid dhe ajo qe si mbrojtje ndaj sulmit të dijetarëve të filozofisë dhe filozofëve të greqisë, dhe u njoh Akideja pas kësaj me librat e Akides si lëndë shkencore më vete e cila u quajt Akide dhe u quajt Teuhid.
📚 هذه هي عقيدتنا؛ ص٣
Përktheu: O.Beja
