A shihen shejtanët || Shejh Rabia bin Hadi El-Medkhali
Kategoria:Akide
Pyetje:
(Ajeti):"Vërtet që ai dhe fisi i tij ju shohin ju andej nga ju nuk i shihni dot ata", a hyn këtu moshikimi i tyre në mënyrë absolute, apo mundet për disa njerëz ti shikojnë shejtanët nganjëherë?
Përgjigja:
🔹️Po, kjo ka ndodhur, siç ka ardhur në hadith, ndodhia e Ebu Hurejrës me shejtanin, gjithashtu i Dërguari ﷺ e pa atë ndërkohë që ishte duke u falur, dhe unë Uallahi e kam parë vetë, kam parë shejtana, kam parë një kalë, skam parë si ai asnjëherë në jetën time, e kam parë këtë unë dhe vllai im natën, ishim në udhëtim, pamë këtë kalë të çuditshëm e të habitshëm në një vend që skishte kullotë dhe skishte aty asnjë prej njerëzve. Unë e kuptova që ai ishte shejtan, dhe vllai im gjithashtu e kuptoi se ishte shejtan, porse nuk deshi që të më frikësoi dhe unë sdesha ta frikësoj, kur u larguam nga ai vend, nuk e di a më pyeti ai mua apo e pyeta unë, çfarë ishte ai?
Mendoj se ai tha: ky ishte gul, domethënë shejtan.
🔹️E pashë unë ndërkohë që isha në makinë mes akshamit dhe jacisë, domethënë ky person (shejtan) ishte i zhveshur dhe në kokë skishte asnjë flokë dhe as nuk ishte i rruajtur, pamje e tij ishte e çuditshme, midis duarve të tij kishte dy fëmijë me koka të mëdha dhe skishin asnjë qime e ishin të dobët, këmbët i kishin të vogla dhe pamja e tyre ishte shumë e çuditshme, i pamë ata pra unë dhe një bashkë me mua, ai i njohti që ata janë shejtana dhe unë gjithashtu, e ndërkohë që ikëm, thashë: çfarë ishte ky?
Tha: shejtana! dhe unë thashë: ata ashtu ishin.
Shumica e njerëzve mund ti shohin shejtanët porse në shumicën e rasteve nuk shfaqen.
🔹️Porse tani ka njerëz që kanë marrë nga Muhamed Abduh, nxënësin e Afganit, e mohojnë magjinë dhe e mohojnë shikimin e xhinëve, e këtë bazë e kanë marrë nga Muatezilit El-Aklanijinët, të cilët gjykojnë me mendjet e tyre në fe dhe në jetë, e është për të ardhur keq, pra nuk ka ndonjë ndalesë që ata mund të shihen ndonjëherë dhe unë ju siguroj juve se i kam parë vetë këto gjëra.
🔹️Thotë pyetësi: gjithashtu e mohojnë që shejtani hyn në trupin e njeriut!
Shejhu: kjo është diçka e prekshme, e njohur dhe e ardhur brez mbas brezi që nga kohërat e vjetra dhe në kohët e sotme, Allahu i Lartësuar thotë:
كَمَا یَقُومُ ٱلَّذِی یَتَخَبَّطُهُ ٱلشَّیۡطَـٰنُ مِنَ ٱلۡمَسِّ
"Si ai që shejtani e ka çmendur me prekjen e tij"
dhe thotë i Lartësuari:
قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلنَّاسِ مَلِكِ ٱلنَّاسِ إِلَـٰهِ ٱلنَّاسِ مِن شَرِّ ٱلۡوَسۡوَاسِ ٱلۡخَنَّاسِ ٱلَّذِی یُوَسۡوِسُ فِی صُدُورِ ٱلنَّاسِ)
"Thuaj kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve. Sundimtari i njerëzve. I Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve. Nga sherri i shejtanit cytës që fshihet (pasi cyt). E që hedh dyshime në gjokset e njerëzve".
🔹️Çfarë e bën atë të hedhi cytje në gjoksin tënd? A nuk është nga mundësia që ka ai për ty, për të hyrë në trupin tënd?! "Shejtani lëviz në (trupin e) birit të Ademit nëpërmjet gjakut të tij" (hadith i saktë).
Të gjithë ata i refuzojnë këto ajete dhë këto hadithe dhe gjykojnë me mendjet e tyre.
🔹️Për çdo rregull ka përjashtim, për çdo përgjithësim ka veçanti, ka thënë i Lartësuari:
تُدَمِّرُ كُلَّ شَیۡءِۭ بِأَمۡرِ رَبِّهَا
"që, me urdhrin e Zotit të saj shkatërron çdo gjë,
فَأَصۡبَحُوا۟ لَا یُرَىٰۤ إِلَّا مَسَـٰكِنُهُمۡ
"E në mëngjes u panë vetëm shtëpitë e tyre të zbrazëta".
Shtëpitë e tyre nuk u shkatërruan, dhe sikur të dëshironte Allahu do ti shkatërronte shtëpitë dhe do të shkatarronte çdo gjë, Allahu Azze ue Xhel i ka dhënë fuqi aq sa mund të shkatarrojë malet e jo më shtëpitë, porse deshi Allahu që shkatarrimi të bëhej për ata kriminela dhe të shpëtonin shtëpitë.
🔹️Kështu është kur thotë:
إِنَّهُۥ یَرَاكُمۡ هُوَ وَقَبِیلُهُۥ مِنۡ حَیۡثُ لَا تَرَوۡنَهُمۡ
"(Ajeti):"Vërtet që ai dhe fisi i tij ju shohin ju andej nga ju nuk i shihni dot ata"
domethënë Sunneti e ka sqaruar se mund të shikohen shejtanët, Ebu Hurejrah e pa, gjithashtu i Dërguari ﷺ e pa, përmenden histori të shumta në lidhjen me të pamurit e tyre, ata mund të marrin formën e njeriut, ose pamjen e një kafshe ose pamjen e gjarprit, një prej sahabëve ishte dhëndërr, ishte duke shkuar me të Dërguarin ﷺ, për të marrë pjesë në luftën e Ahzabit, pastaj mori leje që ditën të kthehej tek familja e tij, e një ditë prej ditëve u kthye dhe gjeti gruan e tij tek dera duke qëndruar, e rrëmbeu xhelozia dhe deshi ti gjuante asaj me shtizë, dhe ajo tha: mos u nxito, futu në shtëpi dhe shiko çfarë ka mbi krevatin tënd, e ai u fut dhe gjeti një gjarpër, e goditi me shtizë, e ajo ju kthye atij, dhe nuk dihet a ajo vdiq përpara, apo vdiq ai, e (më pas) u bë me dije i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: "A nuk ju kam ndaluar",
sqaroi Profeti ﷺ se në Medine kishte xhin, e kjo mori formën e gjarprit, e ka që marrin pamjen e qenit, ka që marrin pamjen e njeriut, ja ka dhënë Allahu dhe ja ka mundësuar për këtë, që të marri çfarëdo lloj pamje, disa u dalin sufive dhe përrallaxhinjve, pra (sufitë) kërkojnë ndihmë prej filani (jo prezent) dhe ju vijnë (shejtanat) në pamjen e tij (që kërkuan ndihmë), me çallmë, me veshje të bardha të bukura, dhe i japin atë që kërkojn, e ndërkohë që ai është shejtan.
📚 فتاوى في العقيدة والمنهج الحلقة الأولى
Përktheu: O.Beja