X

Tërmetet

☄Shejh Uthejmini-Allahu e mëshiroftë- në lidhje me tërmetet!


-Edhe sikur të themi se ato janë shkaqe natyrore, kush është ai i cili e ka caktuar këtë shkak natyror në këtë kohë të caktuar dhe në këtë popull të caktuar?

Vetëm se Allahu!

Gjynahet e tyre janë të shkruajtura, populli (që do i veprojë këto gjynahe) është i shkruajtur, koha është e caktuar, vendi është i caktuar shumë kohë më parë para se të krijohen qiejt dhe toka.Po edhe nëse supozojmë se ajo ka shkaqe natyrore ama caktimi në kohën që do ndodhi, në atë popull i cili do banojë në atë pjesë të tokës e cila do dridhet fuqishëm, a nuk është kjo nga caktimi i Allahut?

Po sigurisht që është nga caktimi i Allahut Aze ue Xhel, pra kjo është diçka e shkruar shumë kohë më parë (para se të ndodhi). Është shkruar kundra tyre se ato do bëjnë gjynahe porse natyrisht dihet se atyre i është sqaruar e vërteta, e sikur të udhëzoheshin do largohej prej tyre dënimi ashtu sikurse u largua prej popullit të Junusit, popullin e Junusit ishte duke e kapur dënimi porse ata besuan dhe Allahu ua largoi prej tyre dënimin,(ka thënë Allahu i Plotfuqishëm):


 ÙÙŽÙ„َوۡلَا كَانَتۡ قَرۡیَةٌ ءَامَنَتۡ فَنَفَعَهَاۤ إِیمَـٰنُهَاۤ إِلَّا Ù‚ÙŽÙˆÛ¡Ù…ÙŽ یُونُسَ 

"A mos pati ndonjë vendbanim që besoi (pasi pa ndëshkimin) dhe besimi i tyre në atë çast e shpëtoi atë (nga ky ndëshkim)? (Përgjigja është asnjë) përveç popullit të Junusit "

[Surja: Junus/ajeti 98]


(Kuptimi i fjalës) "A mos pati":  domethënë se nuk ka pasur asnjë popull i cili ka besuar dhe ti ketë bërë dobi besimi i tyre pasi që Allahu ka zbritur dënimin, përveç popullit të Junusit dhe unë kisha si qëllim se këshillat Sheriatike të cilat janë nga Shpallja Hyjnore, apo "këshillat e fenomeneve të universit"  të cilat janë me vepra dhe të caktuara(nga Allahu se do ndodhin), këto nuk i bëjnë dobi vetëm se të devotshmëve, besimtarëve të cilët e njohin Allahun, ndërsa të tjerët nuk marrin dobi prej tyre (nuk zejnë mend nga këto paralajmërime).

(Ka thënë Allahu në Kuran):


           ÙˆÙŽØ¥ÙÙ† یَرَوۡا۟ كِسۡفࣰا مِّنَ ٱلسَّمَاۤءِ سَاقِطࣰا 

"Edhe sikur të shihnin se po bie poshtë një copë prej qiellit" [Surja: Et-Tur/ajeti 44]

-(pra) një pjesë prej dënimit duke u zbritur atyre nga qielli.,


                       ÛŒÙŽÙ‚ُولُوا۟ سَحَابࣱ مَّرۡكُومࣱ

"Ato do thonin: është veç një grumbull resh" [Surja: Et-Tur/ajeti 44],

dhe prej Allahut kërkojmë shpëtim.


📙  تفسير سورة البقرة؛ الشريط ١٢


📝Përktheu : O.Beja


Postime të ngjashme

Si kanë qenë selefët në lidhje me gënjeshtrën

Jahja bin Xhafer dhe Imam Buhariu

Ku ndodhet vendbanimi i Medjenit, Shejh ibn Uthejmin (RahimehUllah)