Atribuimi me diçka tjetër nga realiteti
Kategoria:Etikë
Ka thënë Shejkh ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë):
"E sa të shumta janë ato që na atribuohen neve këtu në Saudi apo jashtë Saudisë
dhe nuk ka asnjë bazë tek ne (për atë që na atribuohet). Dhe mbartësi (atribuesi) i kësaj
dhe -Allahu e di më së miri- është se këta njerëz kanë epshe,
nëse i teket epshit të tij për diçka,
ia atribon një prej dijetarëve për shkak që t'i pranohet (ajo fjalë tek njerëzit)
dhe kjo çështje është shumë e rrezikshme!!
Nuk është çudi gënjeshtra mbi mua apo mbi ndonjë prej dijetarëve të tjerë,
përderisa gënjeshtra ka ndodh dhe mbi Allahun Azze ue Xhel."
{فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن كَذَبَ عَلَى اللَّهِ وَكَذَّبَ بِالصِّدْقِ إِذْ جَاءهُ}
{Kush është më i keq se ai që trillon gënjeshtra për Allahun dhe mohon të vërtetën kur ajo i vjen atij}
[Surja Ez-Zumer:32]
Burimi: المصدر : نـــداء إلى المقاتـلين في الجزائــر
Përktheu: O. Beja
