X

Si u shërua Profeti Muhammed ﷺ nga Magjia

"Ka qenë një burrë prej jehudive që hynte tek Profeti të cilit i besonte, por ai i lidhi nyje (magji) dhe e vendosi në pusin e njërit prej ensarëve, kështu (Profeti ﷺ) u sëmur prej saj disa ditë dhe [në një transmetim nga Aishja 6 muaj], më pas i erdhën dy melekë ta vizitonin, njëri prej tyre iu ul te koka ndërsa tjetri tek këmbët, dhe tha njëri prej tyre: a e di çfarë problemi ka (Profetiﷺ)?

Tha (meleku tjetër): filani i cili hynte në shtëpinë e tij i ka lidhur atij nyja dhe e hodhi në pusin e njërit prej ensarëve, por nëse do të çojë dikënd atje dhe do ti marri nyjet do ta gjeji se uji është bërë ngjyrë të verdhë dhe kështu i zbriti Xhibrili (Profetit ﷺ) dhe i zbriti me "el-Muauidhetejn" (dy suret e fundit), dhe i tha: filan burrë prej jehudive të ka bërë magji dhe magjia është në filan pus, (tha transmetuesi): dërgoi një burrë atje [dhe në një transmetim tjetër dërgoi Aliun] dhe gjeti se uji kishte marrë ngjyrë të verdhë, i mori nyjet dhe shkoi tek (Profeti ﷺ) [dhe e urdhëroi Xhibrili që ti zgjidhi nyjet dhe të lexojë ajetet e (dy sureve të fundit)] dhe filloi të lexojë e të zgjidhi nyje dhe sa herë që zgjidhte një nyje gjente lehtësim derisa u shërua [dhe në një transmetim tjetër u ngrit sikur të ishte çliruar nga ndonjë litar]. Pas kësaj ai burrë (që i bëri magji) hynte tek Profeti ﷺ e nuk i përmendte atij asgjë prej saj dhe as nuk e qortoi derisa vdiq".


Burimi: السلسلة الصحيحة ٢٧٦١


Perktheu: O. Beja




Postime të ngjashme

Nuk ka postime të ngjashme