Duaja e Ebu Hurejras (radijAllahu 'anhu)
Kategoria:Hadith
"O Allah fale Ebu Hurejrën dhe nënën e tij"
Ka përcjellë Buhariu në Edeb El-Mufred nga
Muhamed bin Sirini se ai ka thënë:
"Ishim një natë tek Ebu Hurejrah Allahu qoftë i kënaqur me të dhe ai tha:
"O Allah fale Ebu Hurejrën dhe nënën time dhe këdo që kërkon falje për ata të dy".
Tha Muhamed (bin Sirini): dhe ne kërkojmë falje për ata të dy
që të futemi dhe ne në lutjen e Ebu Hurejrës.
Burimi: الأدب المفرد رقم ١٤ و حسّنه العلامة الألباني رحمه الله في صحيح الأدب المفرد رقم ١١
Përktheu: O. Beja