Hadith Madheshtor
Kategoria:Hadith
Transmetohet nga Enesi radijAllahu anhu se ka thënë:
Erdhi një beduin tek Profeti sal-lAllahu alejhi ue selem dhe i tha: o i Dërguar i Allahut, më mëso diçka të mirë, e mori për dore Profeti sal-lAllahu alejhi ue selem dhe i tha:
Thuaj: SubhanAllah, Elhamdulil-Lah, La ilahe il-la Llah dhe Allahu Ekber!
Beduini i numëroi këto me dorën e tij dhe iku duke u menduar por u kthye prapë, Profeti sal-lAllahu alejhi ue selem qeshi dhe tha: i dëshpëruari po mendohet!
Ai erdhi dhe tha: o i Dërguar i Allahut! SubhanAllah, Elhamdulil-Lah, La ilahe il-la Llah dhe Allahu Ekber, këto janë për Allahun (dmth madhërim për të), po për mua çfarë ka?
I tha Profeti sal-lAllahu alejhi ue selem: o beduin!
●Nëse thua SubhanAllah (i pa të meta është Allahu), thotë Allahu: ke thënë të vërtetën!
●Nëse thua Elhamdulil-Lah (të gjitha lavdet dhe falenderimet janë për Allahun), thotë Allahu: ke thënë të vërtetën!
●Nëse thua La ilahe il-la Llah (Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut), thotë Allahu: ke thënë të vërtetën!
●Nëse thua Allahu Ekber (Allahu është më i madhi), thotë Allahu: ke thënë të vërtetën!
● E nëse thua o Allah më fal! Thotë Allahu: e kam kryer (dmth të kam falur)!
●E nëse thua: o Allah më mëshiro! Thotë Allahu: e kam kryer (dmth të kam mëshiruar)!
●E nëse thua o Allahu më jep rrizk! Thotë Allahu: e kam kryer (dmth ta kam dhënë)!
Kështu beduini i numëroi këto të shtata dhe u largua!
Përktheu: O.Beja
__________________________________________________________________________________________________________________________________
Shejh Albani (Allahu e meshirofte) ka bere Sexhde Falenderimi kur e ka saktesuar kete Hadith, pasi e mundoi shume kerkimi rreth verifikimit te tij!