X

Ezani dhe ikameti nga dy muezinë të ndryshëm Shejh AbdulAziz bin Baz



Pyetje: U vonua muezini pak nga koha e ezanit dhe e thërriti ezanin një prej atyre që ishin prezent në xhami, ndërsa ikametin e thërriti muezini zyrtar në xhami, a ka ndonjë problem në këtë veprim? A lejohet që ta thërrasi ezanin dikush dhe ikametin dikush tjetër? Na jepni fetva Allahu jua shpërbleftë.

Përgjigja: Nuk ka problem në këtë, porse më e mira është që ta thërrasi ikametin ai që thirri ezanin, siç ka qenë gjëndja në kohën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue selem, dhe është transmetuar nga (Profeti) sal-lAllahu alejhi ue selem se ka thënë: "Kush e thërret ezanin ai duhet ta thërrasë dhe ikametin", porse zinxhiri i transmetimit është i dobët, Allahu është Dhënësi i suksesit.


📚 مجموع ٣٣٩/١٠


Përktheu: O.Beja


Postime të ngjashme

Atribimi me diçka tjetër nga realiteti

Nuk jam mashtrues por as mashtruesi sma hedh dot

Hasedi është moral i ulët