PROGRAM PËR TË SËMURËT ME MAGJI, MËSYSH DHE ME XHIN
Kategoria:Rukje
Me emrin e Allahut të Gjithmëshirshmit Mëshirëplotit
Lavdet i takojnë vetëm Allahut, lavdërimet e shumta dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi Profetin Muhamed mbi familjen e Tij, mbi shokët e Tij, dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin Atë deri në Ditën e Gjykimit,
-Nisur nga nevoja e madhe për shumë muslimanë të sëmurë me magji, mësysh apo me xhin, më poshtë po japim ajetet kryesore të rukjes që lexohen mbi të sëmurin me magji ose me mësysh ose me xhin, e përgatitur nga dr. Hasen El-Xhubejli nga Arabia Saudite i specializuar në fushën e rukjes me eksperiencë disa vjeçare.
Gjithashtu kush dëshiron mund të dëgjojë dhe audiot përkatëse të paktën një herë në ditë.
Programi i të sëmurit me magji:
Vendos dorën e djathtë te koka ose ku ke siklet ose dhimbje në trup dhe vazhdo me:
1-Leximi i ajeteve të magjisë, preferohet të përsëriten aty ka vija poshtë ajetit (rukja mund të zgjasi psh. 20 minuta në mëngjes dhe 20 minuta në darkë ose në çdo kohë që ka kohë i sëmuri)
2-Leximi i ajetit Kursij (psh.20 minuta ose sipas mundësisë, një herë në mëngjes dhe një herë në darkë ose në çdo kohë tjetër)
3-Leximi i tre sureve të fundit në Kuran (psh.çerek ore ose pak më shumë sipas mundësisë, në mëngjes dhe në darkë ose në çdo kohë tjetër)
4-Leximi i ajeteve të prekjes nga xhinët (psh. një herë në mëngjes dhe një herë në darkë ose të paktën një herë në ditë).
*Nëse nuk di të lexojë rukjet në arabisht mund të lexojë: Ajetin Kursij, tre suret e fundit në Kuran: 1orë e gjysëm ose 2 orë ne ditë.
Pas leximit mund të frysh në ujë, vaj apo mjaltë siç e kanë lejuar këtë shumë prej dijetarëve si shejh AbdulMuhsin El-Abad, Shejh bin Baz, Shejh Uthejmin, Shejh Mukbili, Shejh Muhamed Ferkus, Shejh AbdurRezak El-Bedr, Shejh Salih El-Feuzan etj, dhe mund të pijë nga uji i kënduar dhe të lahet me të ose të lyhet me vaj të kënduar.
**Nëse ska mundësi të lexojë fare, atëherë le të dëgjojë audiot përkatëse.
Programi i të sëmurit me mësysh:
Vendos dorën e djathtë te koka ose ku ke siklet ose dhimbje në trup dhe vazhdo me:
1-Leximi i tre sureve të fundit në Kuran (psh.20 minuta në mëngjes dhe 20 minuta në darkë ose në çdo kohë që ka mundësi),
2-Leximi i ajeteve të mësyshit, preferohet të përsëriten aty ka vija poshtë ajetit (psh. 20 minuta në mëngjes dhe 20 minuta në darkë ose të paktën një herë në ditë në çdo kohë që ka mundësi i sëmuri),
-Nëse bashkë me mësyshin ka dhe xhin, atëherë të lexojë dhe ajetet e prekjes nga xhini (të paktën një herë në ditë),
*Nëse nuk di të lexojë rukjet në arabisht mund të lexojë: Ajetin Kursij, tre suret e fundit në Kuran përafërsisht 1 orë ose pak më shumë sipas mundësisë.
**Nëse ska mundësi të lexojë fare, atëherë le të dëgjojë audiot përkatëse.
Vërejtje të rëndësishme:
1-Me këto rukje janë shëruar shumë të sëmurë me lejen e Allahut plotësisht, prandaj nuk ka vend për të bërë prova.
2-Rukja është sebep ndërsa Shëruesi është Allahu Fuqiplotë.
3-Ai që lexon ajetet e rukjes apo atij që i lexohen ato, patjetër duhet ta ketë me bindje se ato janë Fjalë e Allahut dhe shërim për njerëzit, ama nëse e bën thjesht për ta provuar, nuk i bën dobi!
Ka thënë Allahu:
وَنُنَزِّلُ مِنَ ٱلْقُرْءَانِ مَا هُوَ شِفَآءٌۭ وَرَحْمَةٌۭ لِّلْمُؤْمِنِينَ ۙ وَلَا يَزِيدُ ٱلظَّـٰلِمِينَ إِلَّا خَسَارًۭا
"Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për
besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje" [Surja El-Isra 82]
4- Nuk është e thënë që të shohësh efektet e rukjes që ditën e parë apo javën e parë.
5*-Në rastet e rënda duhet patjetër që të lidhet me ndonjë kurues të kësaj fushe që ta ndjeki situatën e të sëmurit nga afër.
Ajetet e prekjes nga xhinët në pdf: nga faqja 1-7.
Ajetet e mësyshit: nga fundi i faqes 7 deri te faqja 8.
Ajetet e shërimit: faqja 9.
Lutje Profetike: faqja 10.
Ajetet e magjisë: faqja 11-12.
Rukja e magjisë audio: https://youtu.be/j4sKzorQIwo
Rukja e mësyshit audio:
Rukja e prekjes nga xhini: https://youtu.be/bVvve3CFIxo
Shkarko pdf: https://t.me/Thebaat/302