Shejh Albanin se ka arritur as Ibn Tejmijeh në studim dhe kërkim Shejh Rabia El-Medkhali
Kategoria:Dituri
-U pyet Shejh Rabia bin Hadi El-Medkhali Allahu e ruajtë:
A është Shejh Albani koka e dijetarëve të hadithit në këtë kohë?
U përgjigj Allahu e ruajtë:
Uallahi për këtë e pranon edhe Shejh Bin Bazi, ibn El-Uthejmini dhe dijetarët të cilët kanë jetuar në kohën e tij, i kanë pyetur ata me këtë pyetje (dhe janë përgjigjur) se në hadith nuk e kanë arritur, nuk e kanë arritur kurrë, madje prej shekujsh askush nuk ka arritur në atë që ka arritur Shejh Albani, madje unë e shikoj se në lexim nuk e ka arritur as Ibn Tejmijeh e as Ibn Haxheri, në studimin e librave, ndërsa në memorie kanë pasur memorie më të madhe se ai, porse në studim e në kërkim dhe në përpjekjen serioze të kërkimit shkencor ska shembull si ky burrë.
Ai ka lënë një bibliotekë për Islamin, që as shtetet e as instuticionet skanë mundur të paraqesin aq sa ai, dhe çdokush që shkruan (në shkencën) e hadithit sot është i varur nga ky burrë.
I është bërë padrejtësi këtij burri dhe sja kanë njohur vlerën e tij arabët, burrë i cili e transferoi Allahu nga zemra e Europës dhe e vendosi në bibliotekën e Dhahirijes, e cila është biblioteka më e mirë në lindje, dhe qëndroi në të gjashtëdhjetë vjet duke dhënë këtë mund të madh, dhe çfarë mori prej nesh?
Për të ardhur keq, nuk ja njeh vlerën e njerëzve të saj vetëm se ata që janë të tillë, ndërsa dijetarët ja njohtën vlerën e tij, dhe e pranuan atë me të, Ibn Bazi, Uthejmini, dhe të tjerët prej dijetarëve të Islamit, dijetarët e Indisë, Pakistanit, Marokut, dhe të tjerë, ja njohtën vlerën këtij burri dhe asaj që la për Ummetin në akide, menhexh, dhe në shërbim të Sunnetit të Dërguarit të Allahut alejhis salatu ues selam, pra Allahu e mëshiroftë dhe ja shpërbleftë për Fenë e Allahut, Sunnetin e Profetit alejhis salatu ues selam, me shpërblimin më të madh dhe atyre që punojnë me to, dhe kujtdo që i shërben Sunnetit të Dërguarit të Allahut dhe Fesë së Tij.
🎙مجلس يوم 26/01/1426هـ
Përktheu: O.Beja