Ku je ti në lidhje me mësimet e Shejh AbdulMuhsin El-Abbad...|| Shejh Sulejman Er-Ruhejli
Kategoria:Dituri
Uallahi o vëllezër meditoj në fjalën e Ebi Derdas radijaLlahu anhu: "Çfarë është me ju që po ju ikin dijetarët tuaj dhe nuk mëson i padituri juaj, mësoni sepse mësuesi dhe nxënësi janë njësoj në shpërblim".
Ummeti është në nevojë për burra, në nevojë për dikënd që të mësojë, njësoj qoftë burrë apo grua.
Ne po shohim vdekjen e dijetarëve, e lus Allahun të na begatojë tek ata që janë prezentë. E për këtë unë nxis me një nxitje të madhe për mësimet e Shejh AbdulMuhsin El-Abbad dhe mos neglizhojë njeriu te to.
Disa vëllezër i mashtron shejtani, ose thotë: nuk e keni kuptuar realitetin e çështjes, dhe thotë dikush prej tyre: unë kam program që po eci sipas saj.
Porse unë them: ku je ti në lidhje me Shejh AbdulMuhsinin?!
Ai është mal prej maleve të diturisë, burrë me shumë dije, e ka furnizuar Allahu me dije dhe me devotshmëri, ku je ti pra në lidhje me të?!
E lus Allahun ta begatojë jetën e tij dhe tja shtojë jetën në bindje (të Allahut).
Pra o vëllezër le të kujdesemi për dijetarët tanë dhe të ulemi tek ta, dhe të mësojmë, e kjo është një çështje e madhe për ne, si dhe ka shpërblim, e nesër Ummeti do ketë nevojë për ne deshëm apo nuk deshëm.
📼 https://c.top4top.net/m_630jlisb1.mp3
Përktheu: O.Beja