X

Ka thënë Shejh AbdurRezak El-Bedr Allahu e ruajtë



Prej porosive të Selefëve Allahu i mëshiroftë për të rinjtë (është edhe): Çfarë është transmetuar nga Kabus bin Ebi Dhabjan, se ka thënë: "U falëm një ditë pas Ebi Dhabjan namazin e parë, ndërkohë që në të gjithë ishim të rinj nga lagjia përveç muezinit, ai është i moshuar. Kur ai dha selam u kthye nga ne, pastaj filloi duke i pyetur të rinjtë, kush je ti? kush je ti? pastaj ndërkohë që i pyeti tha- me një pamje nxitëse, inkurajimi dhe aktivizmi për ta- : "Me të vërtetë nuk është dërguar ndonjë Profet vetëm se Ai ishte i ri dhe nuk iu dha dija më mirë se atij, i cili ishte i ri


(Komenti i Shejh AbdurRezakut): I tërhoqi vëmëndjen atyre që të shfrytëzojnë mirësinë e rinisë dhe bereqetin e saj dhe se ajo është shansi i madh për të shtuar dhe nxënë (dije), dhe se duhet shfrytëzuar energjia dhe fuqia.


📚 من وصايا السلف للشباب؛ ص ١٨


Përktheu: O.Beja


Postime të ngjashme

Atribimi me diçka tjetër nga realiteti

Nuk jam mashtrues por as mashtruesi sma hedh dot

Hasedi është moral i ulët